Raporti ditor, 19 tetor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Himarë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.   Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Piqeras”.Tentoi të transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 21-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Piqeras”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. Sh., 21 vjeç.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Piqeras, duke tentuar të transportonte, kundrejt fitimit, 7 emigrantë të paligjshëm, 2 prej të cilëve i kishte futur në automjet.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Tiranë-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Last call”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë.Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga admininstratori i subjektit dhe 2 punonjës (operatorë).Shpallet në kërkim pronari i subjektit të paregjistruar në organet tatimore.Sekuestrohen 4 njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Last call”.Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve – D. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti call center;- E. Ll., 28 vjeç dhe E. A., 23 vjeçe, të dy banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim pronari i këtij subjekti, shtetasi A. T., 34 vjeç, banues në Tiranë.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi D. T. administronte një subjekt privat call center, me pronar shtetasin A. T., në zonën e ish-Parkut. Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishin të punësuar si operatorë shtetasit E. Ll. dhe E. A., të cilët, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit A. T.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Klos/Mat-Kontrolle të pandërprera në çdo subjekt tregtar për të parandaluar, evidentuar dhe goditur  veprimtarinë së paligjshme në fushën e kontrabandës së mallrave.Tregtonte mallra të ndryshëm, të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht pronari i dyqanit.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe të Postës së Policisë Klos, në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencë informative, proceduan penalisht shtetasin I. D., 55 vjeç, banues në Klos.Ky shtetas në dyqanin e tij, është konstatuar duke tregtuar mallra të ndryshëm, pa dokumentacion përkatës, të dyshuara kontrabandë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 71 shtetas, konkretisht: 10 janë ndaluar, 18 janë arrestuar, 38 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 4 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e rë cilit vijon puna nga strukturat policore, si dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 4 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 9 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 7 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 3 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 7 raste, 3 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilave vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, me 2 shtetas të arrestuar.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 3 raste, me 2 shtetas të ndaluar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 2 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Keqtrajtimi i të miturve”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale më fokus kalimin e paligjshëm të kufirit dhe ndihmën për këtë veprimtari kriminale, janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vetëgjyqsia”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të ndaluar; “Përndjekja”, me 1 shtetas të ndaluar; “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të ndaluar dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijojnë punën strukturat policore.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilëve 3 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 7 shtetas të arrestuar, si dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.