Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim Muhamed Bibi, 28 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka denuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Po nga këto struktura u arrestua shtetasi B. Sh., 51 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme në prezencë të një 30-vjeçareje.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtim i mjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin D. R., 47 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin I. M., 66 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.