Vijojnë kontrollet për goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, në banesë apo në ambiente të tjera.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Garden”.
Kishte fshehur armën e zjarrit në ambientet e jashtme të banesës së tij, vihet në pranga 57-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Garden”.
Gjatë këtij operacioni, është ushtruar kontroll në ambientet e banesës së shtetasit Rr. K., 57 vjeç, banues në Zejmen. Si rezultat, në ambientet e jashtme të banesës së këtij shtetasi, është gjetur e fshehur një armë zjarri automatik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Rr. K., 57 vjeç, banues në Zejmen, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻♀️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻♀️🤝🧑⚕️