Përmbledhja javore, 14 – 21 gusht 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin kanë vijuar me angazhim dhe përkushtim punën në shërbim të qytetarëve, pushuesve, turistëve dhe për të krijuar një ambient shoqëror sa më të sigurtë.

✅21 operacione policore të zhvilluara nga strukturat e Policisë, në të gjithë vendin, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e veprimtarive kriminale të armëmbajtjes pa leje, trafikimit të armëve të zjarrit, kultivimit dhe shpërndarjes së narkotikëve, si dhe krimeve kundër personit e pasurisë.

✅Operacioni “Dyshimi”, i zhvilluar nga DVP Lezhë, si rezultat i të cilit u parandalua një ngjarje kriminale, si dhe u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, radio si ato të Policisë, një automjet i blinduar, si dhe u vunë në pranga 2 shtetas;

✅Operacioni “Fokus”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Mat, gjatë të cilit u kap në qendër të qytetit të Burrelit, një 22-vjeçar nga Tirana, me armë zjarri pistoletë në brez dhe fishekë në fole gati për qitje;

✅ Operacioni “Arsenali”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, Tiranë, si rezultat i të cilit u sekuestruan arsenal armësh, municion luftarak, automjete të blinduara, targa automjetesh, fenelina si ato të Policisë, si dhe paruke që mbaheshin për t’i përdorur në veprimtari kriminale; në pranga pronari i garazhit, në kërkim djali i tij;

✅ Operacioni “Rrugëtimi”, i zhvilluar në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër, gjatë të cilit u godit një rast i tentativës për trafikim të armëve të zjarri dhe të municionit luftarak, drejt Kosovës. U sekuestruan armë zjarri, municion luftarak dhe shuma parash, si dhe u vunë në pranga 6 shtetas;

✅ Operacioni “Green mail 2”, i zhvilluar nga DPPSH, në bashkëpunim me DVP Durrës, gjatë të cilit u godit një rast i trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet postës, nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. U sekuestruan 2 pako me lëndë narkotike dhe u vunë në pranga 2 shtetas;

✅ 2 operacione policore të koduara “Packed” dhe “Along”, të zhvilluar nga DVP Tiranë dhe Durrës. Gjatë operacionit “Packed” u sekuestruan rreth 750 gramë kokainë dhe u vunë në pranga 2 shtetas. Ndërsa gjatë operacionit “Along” u vunë në pranga 2 shtetas që qarkullonin me lëndë narkotike dhe armë të ftohta, me vete;

✅ 4 operacione policore të koduara “Kreshpan 2”, “Vallas 2”, “Sulta” dhe “Forbidden”, të zhvilluara nga DVP Fier, Shkodër, Elbasan dhe Lezhë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. U vunë në pranga 5 shtetas (3 prej tyre të kërkuar më parë), si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër;

✅ U finalizua faza e dytë e operacionit “Golden bullet”, zhvilluar nga DVP Durrës, gjatë të cilit u kap një shtetas i kërkuar në kuadër të operacionit të nisur nga Policia e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese, pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Arratia”, të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit;

✅ Operacioni policor “Fake Gold”, i zhvilluar nga DVP Elbasan, gjatë të cilit u vunë në pranga 2 shtetas italianë, të cilët kontrabanduan dhe shitën nëpërmjet mashtrimit, ar të rremë me vlerë 200 000 euro;

✅ Operacioni policor “Postimi”, i zhvilluar nga DVP Elbasan, gjatë të cilit u vunë në pranga 3 shtetas, pasi i morën me anë të kanosjes dhe dhunës, një shumë parash, një shtetasi tjetër. U sekuestruan dhjetëra doza kanabisi, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete;

✅ 3 operacione policore të koduara “Goods”, “Seven” dhe “Thousands”, të zhvilluara nga strukturat e Policisë në Dibër, Vlorë dhe Elbasan, në kuadër të të cilëve u vunë në pranga 4 shtetas, si dhe u zbardhën 8 vjedhje banesash, për sende dhe shuma parash deri në 10 000 euro;

✅ 4 operacione policore te koduara, “Medicaments”, “Ticket 2”, “Road Guard 34”, dhe “Fati i lojërave”, të zhvilluar nga struktuart e DVP Tiranë, Gjirokastër dhe Durrës, në fushat e kontrabandës, ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve dhe organizimit të lotarive të palejuara. Gjatë këtyre operacioneve janë vënë në pranga 5 shtetas.

✅Shërbimet e DVKM Vlorë, gjatë operacioneve për kontrollin e mjeteve lundruese dhe argëtuese kanë bllokuar 6 mjete lundruese, nga këto, 5 në Sarandë dhe 1 në Dhërmi. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative pasi nuk respektuan zonën e përcaktuar për mjetet lundruese ose për mangësi në dokumentacion.

✅Gjithashtu, shërbimet e DVMK Durrës, gjatë kontrolleve përgjatë vijës bregdetare, kanë bllokuar në Shëngjin, 3 mjete lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative pasi nuk respektuan zonën e përcaktuar për mjetet lundruese ose për mangësi në dokumentacion.

•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 443 shtetas, nga këta: 120 janë arrestuar, 298 janë proceduar penalisht dhe 25 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 27 persona në kërkim, 25 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 2 të tjerë në kërkim ndërkombëtar.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 6 raste dhe janë sekuestruar 8 armë zjarri, 1 snajper me dylbi, 2 armë gjahu, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 5 krehëra armësh, 11 granata, 5 thika dhe 1 dorezë metalike.

•Gjithashtu, janë sekuestruar rreth 750 g kokainë, sasi lëndësh narkotike kanabis dhe heroinë, bimë dhe doza kanabisi, 4 automjete, 2 prej tyre të blinduara, 3 motomjete pa targa, 3 mjete identifikimi të falsifikuara, medikamente të ndryshme mjekësore, si dhe sasi ari të rremë dhe të pastër.

•Janë goditur 9 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 42 raste të dhunës në familje.

•Janë evidentuar dhe goditur 26 raste të krimeve mjedisore dhe 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 30 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 34 raste.

•Janë evidentuar dhe goditur 7 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar.

Policia Rrugore/ Shërbime në lëvizje me mjete të uniformuara duke përdorur mjetet inteligjente bashkëkohore, me qëllim monitorimin intensiv të qarkullimit, në të gjitha akset rrugore të vendit, për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 556 leje drejtimi, nga të cilat: 474 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 45 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 37 për qarkullim në sens të kundërt.

•Janë arrestuar 41 drejtues mjetesh, nga këta: 26 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 15 për drejtim mjeti, pa leje drejtimi.

•Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 6 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

•Janë vendosur 13 912 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Kufitare/Angazhim maksimal për përballimin e fluksit të lartë në të gjitha pikat e kalimit kufitar për krijimin e lehtësirave ligjore në hyrje, në pikat e kontrollit kufitar, për turistët, vizitorët, pushuesit dhe për të gjithë ata që vijnë në Shqipëri, për qëllime të ndryshme.

Njëkohësisht, vijon operacioni masiv nga shërbimet e Policisë Kufitare, për bllokimin e mjeteve lundruese dhe argëtuese në të gjithë vijën bregdetare, nga Ksamili në Velipojë, me qëllim verifikimin për dokumentacionin përkatës.

✅Janë ndëshkuar me masë administrative nga 50 000 deri në 200 000 lekë të rinj, 9 drejtues të mjeteve të ndryshme lundruese, për shkelje të rregullave të daljes në det ose të perimetrit të sigurisë në plazhe.

Gjatë javës janë bllokuar 9 mjete lundruese: “Jet ski”, skafe të vogla dhe gomone, për mungesë të dokumentacionit. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese janë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 deri në 200 000 mijë lekë të rinj, për manovra të rrezikshme për pushuesit, në plazhe, pranë perimetrit të sigurisë.

•Gjatë kësaj jave janë kapur 6 shtetas në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë goditur 10 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe 3 raste të mitëdhënies.

•Janë proceduar penalisht 6 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 shtetas për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike” dhe 1 tjetër për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municioneve luftarake”.

Policia e Shtetit do të intensifikojë masat me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet, deri në përfundim të sezonit, rritjes së sigurisë në plazhe dhe në zonat turistike, duke ushtuar kontrolle intensive përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e tjera turistike.

Policia e Shtetit është e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, duke bashkëpunuar ngushtësisht me aleatin tonë kryesor, qytetarin, me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

#NëNjëJavë
#Tëvendosurkundërkrimit
#PoliciaeShtetitnëçdoskajtëvendit👮🏻👮️🇦🇱
#PoliciaeShtetitpranëjush 👮🏻👮️🤝👩🏻👨