Korçë – Vijon operacioni “Knock down”

Operacioni, i finalizuar para 3 muajsh.

Vihen në pranga 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim. Shkon në 27 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Knock down”, i finalizuar më datë 20.04.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Korçë ndaluan shtetasit në kërkim E. S., 26 vjeç dhe Th. R., 28 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 19.04.2022, u ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.