Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë penale në fushën e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe në zonat e mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin:
-I. M., 50 vjeç, banues në fshatin Dragobi, pasi ka ndërtuar pa leje, një objekt, në zonën e mbrojtur, në fshatin Dragobi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.