Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin T. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Shtetasi T. Xh. ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Shtetasi A. A. ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 26 vjeç, banues në Mirditë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 52 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetet me drejtues shtetasit L. M. dhe A. Xh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. B., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në Komunën e Parisit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka aksidentuar shtetasit F. Gj. dhe M. Gj. Shtetasi F. Gj., si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi M. Gj., pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar në banesë;

– F. C., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshe procedurale.