Memaliaj – Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike

Vijon kontrolli i territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Miricë, Memaliaj, punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit, për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, si rezultat i kontrollit të territorit, në fshatin Miricë, Memaliaj, në një zonë të pyllëzuar, gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. M., 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Miricë, Memaliaj.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.