HAPEN APLIKIMET PËR PRANIM NË FUNKSIONIN E VEÇANTË SPECIALIST, NË SEKTORIN E KONTROLLIT SHKENCOR TË CILËSISË, NË INSTITUTIN E POLICISË SHKENCORE, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton:
Hapen aplikimet për pranim në funksionin e veçantë në Policinë e Shtetit, “Specialist, në Sektorin e Kontrollit Shkencor të Cilësisë, në Institutin e Policisë Shkencore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, me gradën policore “Kryekomisar”.
Aplikimet fillojnë më datë 23.06.2022 dhe përfundojnë më datë 27.06.2022.
Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kriteret e pranimit në funksionin e veçantë, “Specialist, në Sektorin e Kontrollit Shkencor të Cilësisë, në Institutin e Policisë Shkencore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil.”
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet profesionale;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
- Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
- Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.
Kritere të veçanta:
- Specialisti që do të rekrutohet për herë të parë duhet të ketë arsimin e lartë dhe patjetër diplomë “Master”, në shkencat natyrore, teknike dhe shoqërore, si Biologji, Kimi, Informatikë dhe Jurisprudencë.
- Të jetë i çertifikuar si Ekspert Kriminalist dhe i specializuar/trajnuar në fushën e manaxhimit shkencor të cilësisë, sipas standardi ISO/IEC 9001, 17025:2005.
- Të ketë eksperiencë pune mbi 10 vjet në strukturat e Policisë Shkencore.
- Të ketë njohuri dhe aftësi të mira pune në drejtim të ndjekjes dhe zbatimit të procedurave standarde të punës, mjeteve tekniko –kriminalistike, teknikave dhe metodikave shkencore kriminalistike që aplikohen në kryerjen e akteve të ekspertimit, sipas standartit ISO/IEC 17025:2005.
- Njohuri mbi procedurat standarde të punës në fushën e ekzaminimeve kompjuterike dhe akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e Institutit të Policisë Shkencore në përgjithësi dhe ekspertimit kriminalistik në veçanti;
- Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kriminalistike;
- Aftësi për të prezantuar qartë e profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale;
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose italiane, edhe aftësi për komunikim të rrjedhshëm në këto gjuhë.
- Të ketë njohuri ne lidhje me aktet ligjore dhe nen ligjore qe normojnë pune e Policisë se Shtetit;
- Të ketë njohuri të përgjithshme rreth objektit të punës të IPSH dhe të shërbimit të Policisë Shkencore.
- Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Të mos ketë pengesa ligjore për tu pajisur me certifikate sigurie personeli.
Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse;
- Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Raport mjeko-ligjor;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
Punonjësi në funksionin e veçantë, “Specialist, në Sektorin e Kontrollit Shkencor të Cilësisë, në Institutin e Policisë Shkencore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, kryen këto detyra specifike:
Mban dokumentacionin dhe merr pjesë në përmirësimin e kurrikulave të performancës së punonjësve të Institutit të Policisë Shkencore dhe të Policisë Shkencore, për kualifikimet periodike.
Mban dokumentacionin në lidhje me testet profesionale të aftësisë së inspektor/ekspertëve dhe specialistëve kriminalistë.
ban dokumentacionin dhe ndjek proceset e kalibrimeve të pajisjeve tekniko –shkencore të sektorëve/laboratorëve të Institutit të Policisë Shkencore.
Mban dokumentacionin dhe merr pjesë në kontrollet audituese të brendshme të Institutit të Policisë Shkencore dhe të Policisë Shkencore.
Mban lidhje me pikat e kontaktit të kontrollit shkencor të cilësisë të sektorëve të Institutit të Policisë Shkencore për manaxhimin sa më të mirë të procedurave standarde të punës.
Mban regjistrat me të dhënat për furnitorët e miratuar/ akredituar për ISO 17025 ose të çertifikuar për ISO 9001për mallrat e konsumit, pajisjeve dhe shërbimeve kriminalistike që i ofrohen Institutit të Policisë Shkencore.
Bashkëpunon me Drejtorinë e Përgjithshme të Standardeve Shqiptare (DPS) për vlerësimet në mënyrë sistematike në bazë të standardeve ISO/IEC17025:2005 përkatësisht për testet laboratorike dhe këqyrjen e vendit të
Merr pjesë në procese të ndryshme konsultuese në fushën e kontrollit të cilësisë, në lidhje me standardet ISO 9001, ISO 17025 dhe të tjera në fushat aplikative shkencore.
Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga akte ligjore, nënligjore, rregullore dhe dokumente të tjera
Procesi i konkurrimit përfshin:
- Jetëshkrimi i aplikantit,
Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e njohurive dhe eksperiencën në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, njohurive të gjuhëve të huaja, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 10 pikë);
- Testi me shkrim,
Kontrollin e njohurive të aplikantit në test me shkrim (vlerësohet me 60 pikë). Aplikanti që nuk arrin të marrë 40 pikë në testin me shkrim nuk i nënshtrohet vlerësimit në intervistën me gojë dhe ndërpret procesin e vlerësimit;
- Intervista me gojë,
Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, njohurive të gjuhëve të huaja dhe motivimin personal (vlerësohet me 30 pikë).
Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
Testi me shkrim dhe intervista do të zhvillohet më datë 30.06.2022, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Formulari: https://we.tl/t-OJ9c26AizI