Pogradec – Goditen 4 raste të krimeve mjedisore

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Goditen 4 raste, nga të cilët 1 për prerje të paligjshme të pyjeve dhe 3 për ndërtime të paligjshme.
Procedohen penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e krimeve mjedisore, kanë goditur 4 raste të tjera.
Si rezultat u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. M., 36 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec; A. Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Lin, Pogradec; R. Ç., 43 vjeç, banues në Pogradec dhe E. J., 39 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec.
Shërbimet e Policisë kanë kapur në fshatin Dardhas, Pogradec, shtetasin E. M., duke transportuar me mjetin kamion tip “Ifa”, 15 m3 lëndë drusore, pa leje.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit, në fshatin Lin, Pogradec, shtetasi A. Sh. u kap duke kryer punime pa leje, ndërsa në lagjen nr. 1, Pogradec, u konstatuan shtetasit R. Ç. dhe E. J., duke kryer punime pa leje, në bizneset e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.