Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. B., 59 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. K., 24 vjeç, dhe E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një motomjet në pronësi të shtetasit B. M.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– I. H., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur;

– N. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi L. Sh., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
—-
Më datë 21.05.2022, shtetasi H. S., 59 vjeç, banues në Bathore, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, djali i tij, shtetasi U. S., 30 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.