Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Berat-Finalizohet operacioni policor i koduar “Barrikada”.Ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihet në pranga 39-vjeçari.Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një automjet dhe një sasi e konsiderueshme parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria kriminale.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas ushtronte këtë aktivitet kriminal në qytetin e Beratit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Barrikada”.Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Y. H., 39 vjeç, banues në Durrës.Shërbimet e Policisë kanë ndaluar, në lagjen “Barrikada”, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Y. H. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike canabis sativa, 10.000 euro dhe një sasi lekësh, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga aktiviteti kriminal i shitjes së lëndës narkotike.Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Lezhë-Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe në pranga 28-vjeçari, i cili po drejtonte një automjet, pa leje drejtimi.Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. K.(P)., 28 vjeç, banues në Lezhë.Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në qytet Lezhë, duke qarkulluar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi.Nga veprimet e mëtejshme ka rezultuar se ky shtetas kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, me vendimin e datës 11.10.2021, për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Durrës-Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasin S. H., 27 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë në mënyrë të kundërligjshme, jashtë kufirit të Shqipërisë, shtetasen M. V., 27 vjeçe, duke e fshehur në kabinën e kamionit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. V., për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan në gjendje të lirë shtetasin Sh. A., 19 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babi i së miturës, shtetasi R. Gj., 57 vjeç, pasi ka kanosur dhe goditur shtetasin Sh. A.Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasit:K. T., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen J. T., 65 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;B. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Armathë, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur dhe pa leje drejtimi;E. R., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.Shtetasja N. H., banuese në Fushë Krujë, ka kallëzuar se djali i saj, shtetasi F. H., i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e tij.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 100 shtetas, konkretisht: 1 është ndaluar, 21 janë arrestuar, 72 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste me 5 shtetas të arrestuar dhe 6 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, me 1 shtetas të arrestuar.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 14 raste: 2 raste të veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, njëri prej të tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna intensive nga ana e strukturave policore, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë; 4 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 5 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 3 raste të veprës penale “Kanosja”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 5 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 6 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, me 1 shtetas të ndaluar; “Vepra të turpshme”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të ndaluar. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim dhe 2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, njëri prej të tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna intensive nga ana e strukturave policore, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë.
Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Punësimi i paligjshëm”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe i “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 3 shtetas në total, të arrestuar.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 4 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, me 2 shtetas të arrestuar, si dhe janë plotësuar 4 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 6 rastet e tjerë rezultojnë 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 6 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 1 shtetas të arrestuar dhe “Pushtimi i tokës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 6 raste, prej këtyre janë 2 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 4 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprave penale me objekt mashtrimin, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar gjithashtu, 8 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 8 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar gjithashtu 4 raste të veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 4 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprave penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 8 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme, me 4 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 4 shtetas të ndaluar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 aksidente, si pasojë e të cilëve është shënuar 1 viktimë dhe 6 shtetas të tjerë janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 17 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 6 shtetas të arrestuar dhe me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.