Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 1 maj 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Shkodër-Vodhën një shumë të konsiderueshme parash në një banesë, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar.Specialistët e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. D., 17 vjeç dhe I. D., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit R. D., 69 vjeç, në fshatin Bardhaj, Shkodër.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Tiranë-Në kuadër të masave të marra nga Policia Rrugore e Tiranës për drejtuesit e mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit, në datën 01.05.2022 nëpërmjet rrjeteve sociale, është publikuar video e një mjeti ku drejtuesi i mjetit bënte manovra të rrezikshme dhe tentonte të kalonte trafikndarësen.Falë punës intensive të mirëorganizuar, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i mjetit së bashku me drejtuesin e mjetit, shtetasin N. S.Për kundërvajtjen e kryer, u vendos masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj, pezullimi i lejes së drejtimit për 1 vit si dhe ndalimi administrativ i mjetit.Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Elbasan – Më datë 30.04.2022, shtetasja M. J., 49 vjeçe, ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Elbasan, se vajza e saj e mitur, shtetasja S. J., 13 vjeçe, është larguar nga banesa, bashkë me të afërmin e tyre, shtetasin e mitur S. D., 15 vjeç. Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për gjetjen e tyre.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 86 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 14 janë arrestuar, 65 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 11 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 14 raste: 1 rast i veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, me autorë ende të paidentikuar, për të cilin vijon puna nga ana e Policisë; 5 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 5 raste të veprës penale “Kanosja”, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 4 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 3 raste,  njëri me me autorë ende të paidentikuar, për të cilin vijon puna nga ana e Policisë, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 2 shtetas të arrestuar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “Dhunimi i banesës”,  me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Pushtimi i tokës” dhe “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, me 2 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 10 raste, prej këtyre 2 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 8 rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprave penale me objekt mashtrimin, me 1 shtetas të ndaluar, si dhe me 1 shtetas tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i veprave penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 4 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të arrestuar, si dhe janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, si pasojë e të cilëve është shënuar 1 viktimë dhe 10 shtetas të tjerë janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 17 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 7 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.