Policia Rrugore, orë mësimore për të njohur nxënësit, me rregullat e qarkullimit rrugor dhe rëndësinë e zbatimit të tyre.🚦🚍🚲
Takimi sensibilizues është zhvilluar me nxënësit e klasave të dyta, të shkollës 9-vjeçare “Stavri Themeli”, në Korçë, me qëllim edukimin e nxënësve që në bankat e shkollës, me mënyrën se si duhet të sillen në rrugë.
Gjatë bashkëbisedimit me ta, janë shpjeguar disa nga rregullat e sinjalistikës rrugore, të drejtat dhe detyrimet që duhet të zbatojnë këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve, në mënyrë që të shmangim aksidentet rrugore.
Informimi dhe ndërgjegjësimi i fëmijëve që në moshë të vogël i shërben aftësimit të tyre për të kuptuar më mirë rreziqet që i kanosen kur kalojnë në rrugë.🚏🛣️
Fëmijët kanë mbajtur veshur për disa minuta, jelekët fosforeshentë, me qëllim sensibilizimi. Gjithashtu, atyre iu janë shpërndarë fletëpalosje me këshilla praktike dhe rregulla për përdoruesit e rrugës.
#Sëbashkumësojmërregullateqarkullimitrrugor👨✈️🚔