Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasit R. A., 31 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të shtetasit E. K., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, se në muajin nëntor të vitit 2021, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Punohet për kapjen e shtetasit E. K.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, në ngarkim të shtetasit S. G., 61 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, pasi ka bërë kallëzim shtetasja B. M., 68 vjeçe, banuese në fshatin Borsh, se 61-vjeçari i ka shkatërruar pronën e saj.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit:
– I. Dh., banues në lagjen nr.1, Sarandë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi ka ndërtuar mbi një objekt, pa lejen e organeve kompetente;
– I. D., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka goditur me sende të forta, në fytyrë, shtetasen F. F., 61 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.