DVP Vlorë – Procedohen penalisht 6 shtetas

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit:

– K. S.(Rr), 38 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi dyshohet se më datë 17.04.2022, ka dëmtuar dy pasqyra të automjetit në pronësi të shtetasit L. M., 58 vjeç, banues në Itali.

– Z. K., banuese në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi ka ndërtuar pa leje, një mur rrethues, në një tokë që pretendon se e ka në pronësi;

– A. D., 44 vjeç, banuese në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi dyshohet se ka dëmtuar automjetin e vëllait të tij, shtetasit Dh. N., 65 vjeç.

Specialistët e Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit Xh. L., 23 vjeç, banues në Radhimë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, shtetasja K. L., se 23-vjeçari e ka dhunuar psikologjikisht.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Pushtimi tokës”, në ngarkim të shtetasit N. G., 37 vjeç, banues në Himarë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi I. Dh., banues në Himarë, se 37-vjeçari i ka pushtuar një sipërfaqe toke.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetasit B. T., banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, duke dalë jashtë banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.