Korçë – Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Gjovalin Loka, së bashku me prokuroren e Rrethit Gjyqësor Korçë Dhorina Theodhori, konferencë për shtyp për finalizimin e fazës së parë të megaoperacionit antidrogë të koduar “Knock down”.
Operacioni, i zhvilluar pas një hetimi intensiv të startuar pesë muaj më parë, nga strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Sektorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Procedohen penalisht 101 shtetas (24 të arrestuar, 7 të shpallur në kërkim dhe 70 të tjerë nën hetim penal).
Sekuestrohen sasi të ndryshme droge, sasi vlerash monetare, peshore elektronike, automjete, një radio marrëse policie dhe një përforcues grushti.
Mbrëmjen e djeshme, nga strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Sektorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, konkretisht Seksionit të Posaçëm Kundër Pastrimit të Parave Krimeve Financiare dhe Hetimeve Pasurore, është finalizuar me sukses faza e parë e operacionit policor të koduar “Knock down”, në përfundim të së cilës janë proceduar 101 persona, për të cilët Prokuroria pranë Gjykatës të Shkallës të parë Korçë ka nxjerrë 31 urdhra ekzekutimi për zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, si të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, për shtetasit e mëposhtëm: R. M., 38 vjeç, O. H., 37 vjeç, R. (I) S., 43 vjeç, M. A., 27 vjeç, J. K., 37 vjeç, K. A., 32 vjeç, J. Xh., 25 vjeç, M. A., 29 vjeç, K. N., 25 vjeç, A. Z., 33 vjeç, E. M., 34 vjeç, E. A., 42 vjeç, N. P., 26 vjeç, L. R., 34 vjeç, I. M., 35 vjeç, V. Sh., 39 vjeç, K. Sh., 39 vjeç, S. H., 40 vjeç, A. B., 34 vjeç, E. M., 30 vjeç, A. M., 31 vjeç, E. A., 41 vjeç dhe S. S. 31 vjeç, banues në Korçë, si dhe A. D. , 44 vjeç, banues në Elbasan.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për të cilët po vijon puna për kapjen e tyre dhe ekzekutimin e masave të sigurisë të caktuara nga gjykata, konkretisht shtetasit: A.M.,Th.R., E.S., K. X., A. Xh., E. F. dhe R.B.
Ndërkohë, vijon hetimi penal dhe për 70 persona të tjerë.
Në këtë fazë të operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 420 gramë kokainë, 340 gramë kanabis, 21.6 gramë heroinë, metadon, 1.556.300 lekë, 20.595 euro, 110 dollarë, 280 paund, 50 telefona celularë, 20 automjete, 5 peshore elektronike, 1 radio marrëse policie, 1 përforcues grushti, dokumente identifikimi të shtetasve të ndryshëm.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktiviteti kriminal të këtyre personave.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.