Berat – Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në akset rrugore

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Beratit, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 420 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme.

Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas që drejtonin automjetin, pa leje drejtimi, ndësa 1 tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

33 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 15 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

31 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 61 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 4 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara, dhe 1 tjetër për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë vendosur 11 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 269 masa të tjera administrative, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Beratit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.