Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 36 vjeç, banues në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi është konstatuar se po ndërtonte në subjektin e tij tregtar (bar-kafe), në tejkalim të lejes së ndërtimit, të lëshuar nga organet kompetente.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit:
– P. L., 59 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, si dhe shpallën në kërkim policor shtetasin K. K., 59 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin Sh. M., 44 vjeç, të cilin e kanë goditur me grushte dhe sende të forta. Punohet për kapjen e shtetasit K. K.
– M. M., 53 vjeçe, banuese në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi ka dëmtuar xhamin e dyqanit për të cilin është në konflikt pronësie me shtetasen T. I.(Q)., 48 vjeçe, banuese në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit:
– K. D., 24 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi dyshohet se ka ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshshme;
– Y. Sh., 50 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në lagjen nr. 4, Ksamil, u konstatua duke gërmuar një sipërfaqe toke.
– A. M., 49 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, pasi në lagjen nr.4 Sarandë, në plazh, u konstatua duke hedhur inerte dhe gurë në det.
——–
Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja B. B., 31 vjeçe, banuese në Sevaster, Vlorë, se prej datës 17.04.2022, është larguar nga fshati Babicë dhe nuk është kthyer më, djali i saj i mitur 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.