Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim J. Z., 63 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Gj., 52 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 14 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.