DVP Berat – Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat organizuan punën dhe bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim E. L., 20 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”), banues në lagjen Uznovë, Berat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 15.04.2022, ka bërë kallëzim babai i tij, se gjatë një konflikti, 20-vjeçari ka tentuar ta godasë me mjet të mprehtë (thikë), si dhe i ka vjedhur disa orendi shtëpiake.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.