DVP Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, të shtetasit M. R., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi​ në lagjen nr. 15, Korçë, ky shtetas u kap në afërsi të banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 10.06.2020, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
———-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin A. T., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ky shtetas u konstatua duke kryer punime ndërtimi shtesë, pa leje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.