Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Policia Kufitare-Vijojnë kontrollet në pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Si rezultat i kontrolleve, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe homologëve, janë kapur 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjithashtu, janë goditur dhe 3 raste të paligjshmërisë.Në PKK Rinas është kapur një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale“ dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.Në PKK Muriqan, Shkodër, është kapur një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim lëndësh narkotike dhe një person tjetër që mbante lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.Në PKK Port Durrës është kapur në flagrancë një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë dhe një shtetas tjetër që kishte lëndë narkotike me vete.Shërbimet e Policisë Kufitare vijojnë kontrollet në pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave në kërkim apo të atyre që tentojnë të kalojnë kufirin me sende të paligjshme.Si rezultat i kontrolleve në të gjithë vendin janë kapur 2 persona të shpallur në kërkim dhe janë goditur 3 raste të paligjshmërisë, konkretisht:-Në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, në dalje të RSH-së, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. P., 31 vjeç, banues në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e L’Aquila, Itali, më datë 15.10.2021, ka lëshuar urdhër arrestin për këtë shtetas, për veprat penale “Organizata kriminale“ dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Në bashkëpunim me Interpol Roma, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.-Në PKK Muriqan, Shkodër, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Budapest, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Naser Biseviç, 61 vjeç, banues në Ulqin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kecskemét, Hungari, më datë 20.06.2019, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Në bashkëpunim me Interpol Budapest, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Hungarisë.Gjithashtu, në këtë pikë kufitare, është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi D. K., 19 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, me arsim 9 klasë, sepse gjatë kontrollit fizik i janë gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një grirëse hashahi dhe një armë e ftohtë (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. -Në PKK Port Durrës është goditur një rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Kufitare. Shërbimet e Policisë kufitare kanë proceduar penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin D. S., 48 vjeç, pasi i ka ofruar atyre, një shumë parash, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.Gjithashtu, në këtë pikë kufitare, në dalje, është kapur në flagrancë me një sasi lënde narkotike, shtetasja italiane G. C., 24 vjeçe, e cila në përfundim të veprimeve hetimore është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Materialet i kaluan Prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.
Qafë Thanë, Pogradec-Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.Policia Kufitare e Qafë Thanës godet një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.U kap duke hyrë në territorin e Shqipërisë me 4 emigrantë të paligjshëm në kamion, vihet në pranga një shtetas turk.Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm në vijën e dytë dhe në skaner, mjetin tip kamion të markës “Daf”, me drejtues shtetasin M. T., 49 vjeç, banues në Stamboll, Turqi. Në pjesën e brendshme të trailerit të kamionit, u gjetën 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 4000 euro personi, 49-vjeçari iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.Veprimet e mëtejshme u kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. T., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për hetime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 104 shtetas, konkretisht: 10 janë ndaluar, 17 janë arrestuar, 66 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 18 raste, njëri prej tyre në kuadër të organizatës kriminale, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë, ndërsa 17 rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të ndaluar, 1 të shpallur në kërkim dhe 11 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste: 1 rast i veprës penale “Vrasja me paramendim”, me autorë të paidentifikuar, për zbardhjen e të cilit Policia vijon ende punën; 1 rast i veprës penale “Vrasja me dashje”, me 1 shtetas të arrestuar; 1 rast i veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 shtetas të ndaluar; 4 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 1 shtetas të ndaluar, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna intensive nga ana e strukturave policore, si dhe me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 4 raste të veprës penale “Kanosja”, 1 prej të cilëve me autorë të paidentifikuar, ndërsa 3 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Goditjet për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 1 rast i veprës penale “Fyerja”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Punësimi i paligjshëm”, të cilët rezultojnë me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 4 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe me 2 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë; për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 2 raste, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, për zbardhjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të arrestuar.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të arrestuar. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, me 1 shtetas të arrestuar.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 3 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, me 1 shtetas të arrestuar dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Pushtimi i tokës”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Për veprat penale në fushën e zjarrvënies janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të arrestuar.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 10 raste, prej këtyre janë 4 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 6 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar, 3 të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë,
Janë evidentuar gjithashtu, 3 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, 1 prej të cilëve me autorë të paidentifikuar, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar penalisht. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” është evidentuar nga 1 rast, me 1 shtetas të ndaluar.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme, me 4 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 3 raste për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave policore.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilëve 5 shtetas janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 14 raste të veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me 5 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 8 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.