Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë bënë kapjen e shtetasve:
– Klejdi Qordja, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”;
– E. F., 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Specialistët për Hetimin e Narkotilëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 51 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– P. S., 47 vjeç, banues në Krrabë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes;
– A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin që ky shtetas drejtonte, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë kapjen e shtetasit në kërkim Roland Karaxha, 32 vjeç, pasi Gjykata e Lartë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj e 28 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. H., 35 vjeç dhe Xh. L., 31 vjeçe, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.