Në qarkun Fier, falë kontrolleve intensive në drejtim të shkeljeve të cilat janë burim aksidenti, gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti janë evidentuar 8 aksidente rrugore më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar nga shërbimet e Policisë Rrugore, për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, 86 shtetas, 40 më shumë krahasur me vitin e kaluar.
190 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa 644 mjete janë shpallur alert, për tejkalim të normave të shpejtësisë.
Janë vendosur 20.805 masa administrative ose 14.140 masa administrative më shumë se 3-mujori i parë i vitit 2021.
Janë tërhequr 47 leje qarkullimi, për detyrime të papaguara.
Janë proceduar administrativisht 6396 shtetas më shumë, për drejtim automjeti tej normave të shpejtësisë.
1390 shtetas më shumë janë proceduar administrativisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 2398 shtetas më shumë janë proceduar administrativisht për qarkullim me mjet, pa rrip sigurimi.
Janë vendosur 311 masa administrative më shumë se masat e vendosura gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, për qarkullim pa kaskën mbrojtëse.
Policia Rrugore e Fierit falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.