Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin K. B., 65 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në magazinën në pronësi të shtetasit E. Zh.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen L. T., 50 vjeçe, banuese në fshatin Mirakë, Librazhd, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasen E. T.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. B., 52 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.