Kishte modifikuar një mjet tip kamionçinë për transportin e emigrantëve të paligjshëm me qëllim shmangien e kontrollit të policisë, vihet në pranga 1 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 25 vjeç, banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë Rrugore, kanë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasin S. M., me mjetin tip kamionçinë të markës “Benz”, i cili kishte modifikuar rimorkion e mjetit me qëllim shmangien e kapjes nga policia, gjatë kontrollit të të cilit u konstatuan 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.