Kuçovë – Goditet 1 rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit, procedohen penalisht 2 shtetas

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë konstatuan 1 rast të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë proceduan penalisht shtetasit I.B., 47 vjeç dhe A.M., 54 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit të shtetasi I.B., u konstatua duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online shtetasi A.M.

Gjithashtu po nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.B., 35 vjeç, pasi gjatë natës dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit A.M., në lagjen “1 Maj”, Kuçovë, disa ushqime dhe një sasi lekësh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.