Dibër
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Shërbimet policore të Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punë për parandalimin dhe goditjen aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve kundrejt shpërblimit, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
B.SH., 19 vjeç, banues në Kukës.
Ky shtetas me datë 04.10.2021, në segmentin rrugor Sllovë-Kala e Dodës-Kukës, është konstatuar nga shërbimet e policisë duke transportuar me një automjet furgon 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin e kufirit kundrejt pagesës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.