Qarku Korçë – Ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim, në vijim të operacionit “Perimetri”

Qarku Korçë

Ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim, në vijim të operacionit “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë, të ngjarjes së ndodhur më datë 15.10.2021, ku në qytetin e Prrenjasit, u kap shtetasi A. P., duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm, u bë e mundur ndalimi i bashkëpunëtorit tjetër të dyshuar të tij, konkretisht shtetasit E. R., 18 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.