Tiranë
Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
P. N, 33 vjeç, O. Ll, 22 vjeç dhe M. P, 21 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina” gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin P. N dhe pasagjer O. Ll dhe M. P, sherbimet e Policisë gjetëm dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis;
A. K, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K, 45 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. T. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. L, 34 vjeç, sepse ka përndjekur në mënyrë të përsëritur një shtetase.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
H. M, 19 vjeç dhe A. M, 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;
F. V, 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
L. H, 26 vjeç, pasi dyshohet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar këmbësoren V. B, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, u largua për në banesë. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.