Vlorë/Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, të dyshuar si bashkautorë në këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri automatik.
Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Vlorë, në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi njëmujor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, nga Komisariati i Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit:
-E. I. 35 vjeç, banues në fshatin Mërtiraj, Selenicë.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit L. I., 30 vjeç, banues në fshatin Mërtiraj, Selenicë.
Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajit shtator dhe tetor, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, në vende të ndryshme të territorit të fshatit Mërtiraj, bashkia Selenicë, Vlorë.
Në vijim të kontrolleve në banesat e këtyre shtetasve, konkretisht në banesën e shtetasit L. I., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis (në trajtë bimore), si dhe 1 armë zjarri automatik.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.