DVP Berat – Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan shtetasin:

L.S., 53 vjeç, banues në Uznovë, Berat, (Punonjës Policie, pranë Komisariatit të Policisë Berat), pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur barëra në tokën e tij, dhe si pasojë zjarri është përhapur duke djegur 7 ha tokë e mbjellë me ullinj dhe pemë frutore.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
——————–

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor, u bë arrestimi i shtetasve:

A.H., 54 vjeç dhe P.L., 62 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi u konstatuan nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi dhe pa targa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.