DVP Tiranë
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Goditen 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike nga Komisariati i Policisë Nr.4.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë(ndërmjet tyre dhe kryeplaku i fshatit).
Në vijim të punës për parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të tentativës për kultivim të kanabisit në vendin e quajtur “Mal Vilës” Zall-Bastar, duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
H. Gj., 26 vjeç, N. Gj., 48 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. Gj., 54 vjeç, si autorë të dyshuar të kultivimit.
Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasi R. Gj, 45 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit” dhe shtetasi F. K., 51 vjeç (kryeplaku i fshatit Mal Vilës) për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.