Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Lezhë – Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 54-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kallmet, Lezhë, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Gj. K., 54 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë. Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tij, në fshatin Kallmet, Lezhë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: F. Ll., 59 vjeç, banues në Mirditë. Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në një rrugë dytësore në Mirditë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime pasagjerja në këtë mjet, shtetasja B. D., 55 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Fier – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin D. Sh, 55 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij. Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Sh. M., 43 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 13.09.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin H. H., pasi në Daullas, Fier, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe me shegë. Gjithashtu, filloi procedimi penal për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” për shtetasit A. H., 26 vjeç dhe L. Dh., 50 vjeç, banues në Drizë, Fier, pasi për motive të dobëta janë goditur me njëri-tjetrin me sende të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Krujë – Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Bruzi”. Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bruzi”. Gjatë këtij operacioni, shërbimet policore kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Bruz Zall. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin R. Sh., 28 vjeç, banues në Kamzë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë E. K., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të mitur me iniciale A. V., 17 vjeç dhe K. H., 17 vjeç, dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit A. Th., 16 vjeç, pasi me datë 21.09.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe i kanë marrë më dhunë varësen e floririt shtetasit R. P., 19 vjeç. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë S. U., 34 vjeç, pasi në rrugën “Donald Tramp”, tek lavazhi i tij, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Ujësjellës Kanalizimeve të Bashkisë Kamzë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. Ç., 58 vjeç, A. Xh., 42 vjeç dhe H. M., 68 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; Xh. Xh., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; D. Gj., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren S. P., 57 vjeç, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shijak, Durrës- Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve. Procedohet penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht shtetasin: Sh. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Goxhas, Shijak, pasi ka djegur nga pakujdesia, një sipërfaqe toke me shkurre dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me ullinj në pronësi të një shtetasi tjetër. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B. V., 32 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 91 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 21 janë arrestuar në flagrancë dhe 64 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 11 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 13 raste: 6 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 3 në Durrës, 1 në Fier dhe 1 në Lezhë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Elbasan, 1 në Korçë dhe 1 në Fier; 3 rast e të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”,në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 3 raste, 1 në Korçë dhe 1 në Fier, ku autorët janë arrestuar në flagrancë dhe 1 në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 6 raste, 1 në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë, 2 në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 3 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 3 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në Shkodër është proceduar penalisht 1 shtetas, për shkatërrim prone.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për shkatërrim prone me zjarr, 1 në Fier dhe 1 në Durrës.
Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi”, në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, 1 në Durrës dhe 1 në Shkodër.
Në Korçë janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Janë arrestuar në flagrant 2 shtetas, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprën penale “ Goditje për shkak të detyrës”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, 2 në Tiranë dhe 1 në Durrës.
Në Durrës janë proceduar penalisht 3 shtetas, 1 për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, 1 për “Veprime në kundërshtim me vendimin gjykatës” dhe 1 për “mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas dhe është ndaluar 1 tjetër, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 10 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.