DVP Vlorë
Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve dhe ata të Stacionit të Policisë Selenicë, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
– Sh. Z., 58 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
– Xh. A(H)., 28 vjeç, (i kapur nga nga shërbimet e DVP Durrës), pasi Gjykata e Apelit Vlorë, i ka zëvendësuar masën “Garanci pasurore” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, duke i vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
– – – –
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin e huaj J. A., 39 vjeç, banues në Poloni, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.