Kavajë
Drogë, municion dhe sende të tjera të kundraligjshme në mjet dhe në banesë, vihet në pranga nga Policia e Kavajës, 32-vjeçari.
32-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Procedohen penalisht dhe dy shtetas të tjerë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Sekuestrohen municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, pranga policie, një automjet dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Shërbimet e Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme apo i mbajnë ato në banesë, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara, mbi bazën dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues Sh. S dhe pasagjer shtetasit K. K dhe M. K.
Gjatë kontrollit në automjet dhe të banesës së shtetasit Sh. S, sherbimet e Policisë gjetën municion luftarak, lëndë narkotike kokainë, kanabis, një armë e ftohtë(thikë) një palë pranga policie të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Sh, S., 32 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”,” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e uniformës”.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Kavajë, për veprime të mëtejshme.