Kapet 32-vjeçari i shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Kapja e tij u bë gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Dibrës dhe Policisë së Tiranës.
Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tyre, nga Strukturat e DVP Dibër në bashkëpunim me DVP Tiranë, u kap dhe u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim:
M.T, 32 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Bulqizë, pasi më datë 16.06.2019, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin A.T, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B.D. 41 vjeç, i cili udhëtonte me automjetin e tij në qytetin e Bulqizës.
Kjo ngjarje është nën hetim nga Prokuroria.