Tiranë – Vijon operacioni “Fati i lojërave”, bien në pranga 2 shtetas

Vijon operacioni “Fati i lojërave”.

Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 3 njësi kompjuteri, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë të kundërligjshme të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të operacionit “Fati i lojërave”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

I. K., 44 vjeç dhe Xh. I., 24 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tyre, në rrugën “Studenti”, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularët e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.