DVP Vlorë – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi D. K., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 90 shezlongë dhe 45 çadra pa lejen e organeve kompetente.
– – – – –

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-G. F., 34 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

-A. I., 59 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.