I vodhën një sasi parash një shtetasi të huaj, ndalohen 2 autorët e dyshuar.
Arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin dhe evidentimin e veprave penale në fushën e vjedhjes, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve:
O. T., 19 vjeç dhe O. M., 17 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 10.06.2021, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në bregdet, i kanë vjedhur një sasi parash në portofol, shtetasit polak L. Z.
—
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.