Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 1 qershor 2021

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë – Finalizohet operacioni policor “Alias”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Fast Albania dhe Interpol Tirana. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 45-vjeçari i dënuar me 24 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, Fast Albania  dhe  Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alias”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi në sheshin “Rilindja”, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Rajmond Hoxhaj alias Eduard Dhamo, 45 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 24 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Tiranë – Bien në prangat e Policisë 8 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë dy shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Rr., 23 vjeç, pasi në rrugën “Sefarin Franku”, sapo ka parë punonjësit e policisë ka tentuar të fshehë një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kanabis. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasit D. H., 30 vjeç dhe F. K., 20 vjeç, të pranishëm në vendngjarje. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Xh., 48 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. Sh., 34 vjeç dhe shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit J. F., 44 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa sende personale dhe navigatorin e mjetit në pronësi të shtetasit S. M. Nga veprimet ka rezultuar se këta shtetas me datë 02.04.2021, kanë vjedhur navigatorin e mjetit në pronësi të shtetasit R. D. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, në zbatim të planit të masave për  kontrollin e terrorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tokën e këtij shtetasi u konstatuan disa fidanë të dyshuara cannabis sattiva. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. L., 44 vjeç, B. Z., 56 vjeç dhe L. H., 49 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; R. L., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër – Arrestohet në flagrancë drejtuesi i punimeve të OSSH-së, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, si dhe procedohet një operator i dispeçerisë së OSSH-së Gjirokastër, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin Sh. O., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të ngritur nga OSSH Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të një linje elektrike në lagjen Gërhot, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit  G. C  dhe  A. T.   Shtetasi  G.C,  ka ndërruar jetë më vonë në spital. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin K. H., 64 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë operator i OSSH Gjirokastër, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë së OSSH Gjirokastër. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Korçë/Pogradec – Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim G. H., 35 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 30.07.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq. Ky shtetas, më datë 29.05.2021, u shpall në kërkim policor në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shkodër – Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike cannabis sativa, arrestohen në flagrancë 2 poseduesit. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me punonjësit e Policisë të Seksionit të Trafikut Interurban & Urban në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve N. H. 25 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, të dy banues në Koplik. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, është organizuar puna dhe vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Koplikut”, nga punonjësit e Policisë Rrugore në DVP Shkodër është ndaluar mjeti me të cilin udhëtonin këta shtetas. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 81 shtetas, konkretisht: 10 janë ndaluar, 18 janë arrestuar në flagrancë dhe 53 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 8 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 1 rast i “Kanosja” në Elbasan; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje” në Tiranë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Vlorë, ku po punohet për kapjen e autorit.

Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 2 raste, 1 në Elbasan dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste: 1 rast në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, si dhe 9 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Elbasan, 1 në Durrës dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 7 raste në të gjithë vendin, 3 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Durrës, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike”, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Fshehja e të ardhurave”, 1 në Berat dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në Tiranë janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”.

Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në Vlorë janë proceduar penalisht 5 shtetas për veprën penale “Pushtim toke”, 1 për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, 1 për “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe 1 tjetër për “Shpërdorimi i detyrës”.

Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Është evidentuar 1 rast i “Prerja e paligjshme e pyjeve”, në Dibër, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 2 shtetas në Durrës edhe është proceduar penalisht 1 tjetër në Dibër, për “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 6 persona të lënduar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.