Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit

Lushnjë/Mallakastër – Vijon puna nga strukturat e DVP Fier për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe kapjen e personave që mbajnë armë zjarri. Në Lushnjë zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregëtare ku u dogjën 3 automjete. Vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies. Në Mallakastër vihet në pranga një 17-vjeçar i cili dispononte armë zjarri pa leje. •Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas një pune hetimore procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnjë, ndaluan shtetasin F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Plyg, Lushnjë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi është autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregëtare në Lushnjë ku u dogjën 3 automjete dhe pjesërisht magazina e kësaj qendre tregtare.•Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Ninësh, në tokën e shtetasi M. J., gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri karabinë dhe disa fishekë të cilat i posedonte shtetasi N. S., 17 vjeç, banues në Ninësh, Mallakastër. Në përfundim të veprimeve hetimore procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. S., për veprën penale “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Korçë – Goditën për shkak të detyrës dy infermierë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të ngjarjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Ç., 43 vjeç; S. M., 45 vjeç; T. M., 23 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç, banues në Korçë. Këta shtetas, janë paraqitur ditën e sotme, rreth orës 16:20, në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, për të kërkuar ndihmë mjekësore, për shtetasin E. Ç., i cili ndodhej në gjendje të dehur dhe në bashkëpunim mes tyre, janë konfliktuar verbalisht dhe më pas kanë goditur për shkak të detyrës, dy infermierë të këtij Spitali konkretisht shtetasit E. B. dhe F. C., me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim.

Tiranë – Më datë 03.05.2021, në rrugën e Kavajës, në farmacinë e shtetasit K. R., 39 vjeç, është vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 183 shtetas, nga këta: 44 janë arrestuar, 12 janë ndaluar dhe 127 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 19 raste, konkretisht: 6 raste të “Kanosja”; 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”; 7 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i  “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 6 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 19 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 20 raste: 6 raste me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 14 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 37 raste të ndërtimit pa leje, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 36 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të shkatërrimit të pronës, 3 raste me 3 autorë që procedohen në gjendje të lirë dhe 2 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 2 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, 7 janë arrestuar për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, ndërsa 1 tjetër është arrestuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Janë evidentuar 7 raste të “Vetëgjyqësia”, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 3 autorë që procedohen në gjendje të lirë.

Është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrës”, 2 për “Fshehja e të ardhurave”, 1 për “Veprime në kundërshtim me vendimin  gjykatës”, 1 për “Prishja e qetësisë publike”, 1 për “Pushtim toke”,

Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën 1 për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, 1 për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 1 për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, 1 për “Vjedhja me dhunë”, 2 për “Armëmbajtja pa leje” dhe 1 për “Falsifikimi i letërnjoftimeve”.

Janë arrestuar në flagrancë edhe 4 shtetas, për veprën penale “Kanosja për deklarime a dëshmi të rreme.

Janë proceduar 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 8 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 20 aksidente, me 3 viktima dhe 23 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.