Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit A. Th., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi i shtetasit të mitur me iniciale M. B., 17 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi gjatë natës ka kryer 2 vjedhje. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të tjera në qarkun e Tiranës. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë ndalimi i shtetasit K. S., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. R., 49 vjeç, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. •Më datë 13.04.2021, shtetasi E. R., 30 vjeç, kallëzon se në rrugën “Gramoz Pashko”, dy persona të paidentifikuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë goditur me sende të forta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.•Më datë 14.04.2021, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në zyrën e shtetasit L. Sh., brenda ambienteve të një kompanie, kanë vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. •Më datë 14.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit A. Gj., 48 vjeç, pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë goditur rojën e një parkingu.•Më datë 14.04.2021, në rrugën “Egnatia”, persona të paidentifikuar, në ambientet e kompanisë me administrator shtetasin L. J., kanë vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. •Më datë 15.04.2021, në parkingun e një lokali, dy persona ende të paidentifikuar, kanë marrë me dhunë një mjet dhe janë larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Durrës – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasin A. H., 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë roje private dhe operator i monitorimit të kamerave të sigurisë në një kompani private në lagjen nr. 14, Durrës, në pronësi të shtetasit A. D., 29 vjeç. Gjatë natës, në lagjen nr. 14, Durrës, në ambientet e kësaj kompanie, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlere monetare, por shtetasi A. H. nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk ka njoftuar Policinë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Divjakë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë proceduan në gjendje të lirë shtetasit D. S., 30 vjeç; R. H., 33 vjeç dhe E. N., 29 vjeç, banues në Divjakë, për veprën penale “Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
Fier – Janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në fshatin Këmishtaj, persona të paidentifikuar kanë vjedhur produkte të ndryshme në supermarketin në pronësi të shtetasit A. M., 42 vjeç. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Berat – Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. M., 38 vjeç, M. M., 42 vjeç dhe A. M., 40 vjeç si dhe u shpall në kërkim vëllai i tyre shtetasi A. M. Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta i kanë shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit A. M. dhe bashkëshortes së tij shtetases O. M. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J. Xh, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 65 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 12 janë arrestuar në flagrancë dhe 48 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 autor të paidentifikuar, 1 në Dibër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Durrës dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja” mbetur në tentativë, me 1 autor të shpallur në kërkim.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 4 raste: 1 në Tiranë, ku autori është ndaluar; 1 në Dibër, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Vlorë, ku autori është shpallur në kërkim. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 20 raste, 1 Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë; 2 raste në Durrës, me 1 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autorë që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast në Elbasan, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje; 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 15 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 3 raste të “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 5 raste, 2 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Shkodër dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 2 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Fshehja e të ardhurave”, në Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Po në Shkodër është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Është evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësia”, 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, 1 në Lezhë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është proceduar penalisht 1 shtetas, në Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Është proceduar penalisht 1 shtetas, në Vlorë, për veprën penale “Pushtim toke”.
Në Lezhë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 raste aksidentesh, me 3 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 2 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 1 në Tiranë dhe 1 në Korçë.
Është proceduar penalisht 1 shtetas, në Fier, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.