Grupi i Drejtimit për Monitorimin e punës së strukturave vendore të Policisë në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore 30 Qershor 2019.
Grupit të Drejtimit në DPPSh, nëpërmjet aplikacionit dixhital për raportimin dhe monitorimin e masave të Policisë së Shtetit për ruajtjen e objekteve zgjedhore, për punonjësit e policisë për çdo qendër votimi, me përgjegjësit e tyre dhe numrat e telefonit, po ndjek on-line, të gjitha masat e policisë duke bashkëpunuar me Grupet e Drejtimit të 12 Drejtorive Vendore të Policisë.
Nëpërmjet këtij aplikacioni dhe të hartës dixhitale Grupi i Drejtimit zotëron situatën për realizimin e detyrave, dhe siguron një komunikim në kohë reale për çdo rast që punonjësit e policisë me shërbim, do të kenë nevojë për tju dhënë orientime të shpejta që zgjidhjet të jenë vetëm ligjore.
Deri në këto momente sipas raportimit nëpërmjet këtij aplikacioni janë dhe rreth 400 qendra votimi që janë në proces për tu marrë nën ruajtje nga punonjësit e policisë. @ Policia e Shtetit