Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit

Tiranë – Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, si dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H., 20 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka” gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar kanabisi. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasit B. G., 25 vjeç, D. T., 20 vjeç dhe S. B., 26 vjeç, të pranishëm në vendin ku u konstatua shtetasi M. H.  Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve  D. Q., 21 vjeç dhe F. H., 31 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse; R. S., pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.57 mg/l ka përplasur mjetin me drejtues shtetasin G. V. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeri në mjetin me drejtues G. V., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën; V. K., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.44 mg/l. Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e  shtetasve A. H., 55 vjeç dhe A. S., 46 vjeç, sepse më datë 12.03.2021, në rrugën “Abdi Toptani”,  kanë hyrë të paautorizuar në një godinë, duke kundërshtuar punonjësit që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit. Punohet për kapjen e shoqërimin e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Elbasan – Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit G. R., 23 vjeç dhe G. Dh., 26 vjeç, banues në Elbasan.  Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit K. Xh., 39 vjeç, dhe E. M., 20 vjeç, banues në Elbasan. Këta shtetas, në datë 14.03.2021, në sheshin “Gënsher”, Elbasan, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike gjatë aktivitetit për Ditën e Verës. Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë që kanë prishur qetësinë publike.  Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shkodër – Ndalohet nga Policia, për veprën “Mashtrimi”, një 22-vjeçar që kishte marrë kredi në emër të një shtetasi tjetër. Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, pas hetimeve intensive u bë identifikimi dhe ndalimi i shtetasit J. D., 22 vjeç, banues ne lagjen “Salo Halili” Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi më datë 25.11.2020, ka bërë kallëzim shtetasi A. T., i cili figuron debitor pranë një banke të nivelit të dytë, fakt për të cilin nuk ka patur dijeni. Ky shtetas ka deklaruar se nuk kishte kryer veprime në bankë dhe se kishte humbur kartën ID. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për kredinë e marrë është lënë një numër kontakti, i cili pas verifikimeve të kryera dhe nga informacioni i marrë nga institucioni financiar, ka rezultuar se është në emër të shtetasit J. D. Emri dhe numri i këtij shtetasi paraqitet si kontakt alternativ në disa raste të praktikave të kredive, konkretisht për kredi të marra nga shtetas të ndryshem, të cilët sipas informacionit të bankës, deklarojnë se nuk kanë aspak dijeni për kryerjen e këtyre veprimeve. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mashtrimi”.

Durrës – Më datë 14.03.2021, në orën 12:00, në Sektor Rinia, shtetasi i mitur A. Gj., 11 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me shtetasin e mitur A. O., 14 vjeç, banues në Durrës, është konfliktuar me të dhe e ka goditur me gurë, duke i shkaktuar lëndime në trup. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Krujë – Më datë 13.03.2021, në orën 20:50, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në një pikë karburanti, 2 persona të maskuar ende të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë një shumë parash shitësit të karburantit, shtetasit H. K. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 183 shtetas, nga këta: 53 janë të arrestuar, 7 janë ndaluar dhe 123 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 7 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 23 raste, konkretisht: 8 raste të “Kanosja”; 8 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 2 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 7autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 19 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 37 raste: 7 raste me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 27 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 16 raste të ndërtimit pa leje, me 16 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të shkatërrimit të pronës, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 autor ende të paidentifikuar.

Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrim i pronës me zjarr”, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 4 raste të “Mashtrimi”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prerja e paligjshme e pyjeve”, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi ne kredi”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 3 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, me 1 autor të arrestuar të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Përndjekja”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të ‘Vetëgjyqësia”, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë arrestuar në flagrant 3 shtetas, për armëmbajtje pa leje.

Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i letërnjoftimeve”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.

Është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Janë proceduar 6 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 16 raste aksidentesh, me 4 viktima dhe 18 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe arrestuar 14 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë evidentuar dhe proceduar 9 shtetas që drejtonin automjetin pa u pajisur me leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.