Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. Sh., 26 vjeç dhe M. K., 27 vjeç, të dy banues në Skrapar.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A.S., 28 vjeç, banues në Skrapar.
Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me mjet dhe kur shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre. Pasi janë kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, kanë dalë nga mjeti dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë, për të shmangur shoqërimin në ambientet e Policisë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.