Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Korçë – Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 7, ku u plagos me armë zjarri një 30-vjeçar. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 7, Korçë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I. Q., 30 vjeç, banues në Korçë, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të tre autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasve: L. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë dhe E. N., 20 vjeç, banues në Korçë. Nga veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara rezulton se këta shtetas, pasi janë konfliktuar fizikisht me shtetasin I.Q, e kanë goditur me sende të forta dhe e kanë plagosur me armë zjarri tip pistoletë, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.
Gjirokastër – Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy shtetasve. Posedonte armë zjarri, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 55 vjeç, banues në fshatin Kaparjel, Gjirokastër. Ky shtetas, në vendin e quajtur “Centrali i Kaparjelit”, është konfliktuar me punonjësin e centralit, për furnizimin e centralit me ujë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas marrjes së informacionit se në fshatin Kaparjel po ndodhte një konflikt, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit. Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasin E. B., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një armë zjarri pushkë dhe disa fishekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë dhe fishekët. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
DVP Fier – Vihen në pranga 6 shtetas për vepra të ndryshme penale, 2 prej të cilëve ishin në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim E. M., 20 vjeç dhe N. H., 28 vjeç, pasi të dy këta shtetas janë autorë të dyshuar të vjedhjes së dyqanit të shtetasit N. K., në Roskovec, në datë 24.02.2021. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe automjeti tip “BMË” me të cilin kanë kryer vjedhjen. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë ndalimi i shtetasit A. S., 43 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13 vjeçe. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 63 vjeç, banues në Qerret, Lushnjë, pasi në oborrin e banesës së përbashkët, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait dhe kunatës së tij shtetasve M. H., 70 vjeç dhe F. H., 54 vjeçe. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit: M. N., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar motomjetin tip “Trinity” pa leje drejtimi, ka goditur nga pas mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin B. S., 53 vjeç, duke shkaktuar vetëm dëme materiale; R. G., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor Rrethrrotullimi i Plugut -Lushnjë duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volksëagen” është përplasur me automjetin tip “Skoda”, me drejtues shtetasin M. T., 61 vjeç, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Skoda”, shtetasi D. N., 24 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Fier – Më datë 02.03.2021, rreth orës 19:15, në lagjen “1 Maji”, Fier, persona ende të paidentifikuar kanë goditur për motive të dobëta, me sende të forta, shtetasin K. D., 33 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Fier, duke i shkaktuar plagosje të lehtë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Vlorë – Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi financiar”. Arrestimi provizor i tij u bë nga strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me FAST Albania dhe Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe FAST Albania, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor i shtetasit italian Paolo Ali, 61 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me vendimin e datës 08.07.2020, e ka dënuar me 12 vjet, 10 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Mashtrimi financiar”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Bulqizë – Qarkullonte jashtë fashës orare pa ndonjë arsye të domosdoshme, fyeu dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë pas ndalimit për verifikim, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese anticovid, rreth orës 00:30, në qytetin e Bulqizës, kanë konstatuar një automjet që lëvizte jashtë fashës orare, të cilit i është bërë shenjë ndalimi për verifikimin e arsyes së lëvizjes. Gjatë komunikimit, drejtuesi i mjetit ka fyer dhe kundërshtuar shërbimet e Policisë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. A., 22 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. D., 24 vjeç, banues në Zerqan, Bulqizë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 01.03.2021, në Gjoricë, (në segmentin e rrugës së Arbrit që është kantier ndërtimi), duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin R. R., 69 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur 4 raste. Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, shtetasit P. K., D. H., A. V., Q. T., banues në Dibër, pasi janë konstatuar duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Korçë – Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, arrestohen në flagrancë pronarët e dy lokaleve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. D., 39 vjeç, banues në Korçë dhe Xh. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq. Gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan konkretisht në lokalin e 39-vjeçarit në lagjen nr. 15, Korçë, u gjetën 3 kompjuterë si edhe në lokalin e 27-vjeçarit, në lagjen nr. 7, u gjetën 2 kompjuterë që shërbenin për lojra fati, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Poliçan/Skrapar – Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Procedohet penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Dëmtimi i habitateve dhe zonave të mbrojtura”. Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Berat dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në vijim të kontrollit të ushtruar në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorit, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Dërrasa e Novajt”, me një mjet tip “Fuoristradë” të ngarkuar me pllaka guri dekorativ, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 83 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 21 janë arrestuar dhe 57 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Vlorë; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Berat dhe 1 në Vlorë; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 2 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, 3 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 12 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, 4 raste me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 3 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 9 raste, 1 në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Berat, 1 në Vlorë dhe 4 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast “Mashtrimi”, në Vlorë, ku autori po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Fshehja e të ardhurave”, në Dibër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Prerja e paligjshme e pyjeve”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në Lezhë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Shpërdorimi i detyrës”, 1 në Durrës dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike”, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësia”, 1 në Durrës dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i armëmbajtjes pa leje, në Gjirokastër, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Organizimi i lotarive të palejuara”, në Korçë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prishja e qetësisë publike”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 9 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 13 të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 4 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 2 në Fier, 1 në Korçë dhe 1 në Kukës.
Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Fier 1 në Lezhë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.