Fier – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 28 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, jashtë banesës së tij, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
——–

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

D. Xh., 33 vjeç, banues në Patos pasi në datë 24.02.2020, në aksin rrugor Fier-Patos, ka aksidentuar shtetasin B. A., 65 vjeç, banues në Kraps, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.