Tiranë – Zbardhet ngjarja e ndodhur në Kamzë, ku një shtetas mbeti i dëmtuar nga eksplozivi. Finalizohet me sukses operacioni policor “SATELITI”.

Operacioni nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kapen dhe vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Pas një pune policore dhe procedurale të pandërprerë të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur në datë 09.02.2021, në rrugën “Silvio Berluskoni”, Kamzë, Tiranë, ku është tentuar të vritet me ekspoloziv të telekomanduar, shtetasi Gj. M., i cili si pasojë e shpërthimit ka ngelur i dëmtuar në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bazuar në provat ligjore të sigururara nga puna hetimore dhe veprimet e shpejta hetimore procedurale dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale në D.V.P Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr. 5, Nr.2 dhe Nr.4, Tiranë, Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale dhe Sektori Forcës Posaçme Operacionale për mbështetjen hetimore/kërkimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u finalizua me sukses operacioni policor SATELITI”.

Në përfundim të veprimeve të para nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje:

Gj. C, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Rrëmbim personi”, Vrasje me paramendim’, ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’.

E. J, 33 vjec, dhe E. J, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë..

Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e kësaj ngjarjeje janë sekuestruar prova materiale, si automjete dhe sende të tjera, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale dhe implikojnë drejtëpërdrejt autorët e saj, prova të cilat për shkak të sekretit hetimor nuk bëhen të ditura në këtë moment.

Materialet në ngarkim të shtetasve Gj. C, E. J. dhe E. J. i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për veprat penale ”Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë,e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.